Njoftohuni me lojtarin e rremë që kishte mashtruar gjigantin evropian për ta transferuar atë

Futboll

Njoftohuni me lojtarin e rremë që kishte mashtruar gjigantin evropian për ta transferuar atë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:35
Gregoire Akcelrod

Lëviz anash Ali Dia, Gregoire Akcelrod është futbollisti më i ri i rremë, respektivisht, i pavërtetë.

Ndërsa Dia ishte në gjendje të bindte Graeme Souness dhe Southampton se ai ishte kushëriri i George Weah, Akcelrod bëri përpjekje ekstreme për të krijuar një karrierë pasi babai i tij e ndaloi atë të luante futboll mes moshës 10 dhe 18 vjeç, sepse ishte shumë i dobët.

Pika më e lartë në karrierën e tij ishte të luante për skuadrën amatore të Paris Saint-Germain në kategorinë e pestë të futbollit francez, që thuhet se është "liga më e keqe amatore e Francës", por ai e shtrembëroi të vërtetën në mënyrë të pabesueshme.

Akcelrod krijoi një faqe të rreme ku thuhej se luante për ekipin rezervë të PSG-së, dhe madje kopjoi raportet e ndeshjeve nga gazetat, por futi emrin e tij në vend të Nicolas Anelkas.

Po ashtu, kishte foto të tij në stadiumin “Parc des Princes” me fanellën e PSG-së pasi kishte hyrë fshehurazi, me një CV false gjithashtu duke ia shtuar iluzionit, përcjell KosovaPress.

Chelsea, Manchester City dhe Arsenal refuzuan ish-punëtorin e “McDonald's”, ndërsa “Topçinjtë” edhe iu përgjigjën pasi Akcelrod dërgoi një letër Arsene Wenger duke kërkuar një provë në stërvitje.

Ndërkaq, në vitin 2009, pasi refuzoi një transferim në një skuadër në Luksemburg, ai ishte në rrugën e iluzionit të tij më të madh, kur skuadra bullgare dhe kualifikuese e Ligës së Kampionëve, CSKA Sofia, i ofroi atij një kontratë tre-vjeçare me vlerë 17,000 eurosh në muaj.

Ai do të kishte shpëtuar pa u vërejtur nuk do të ishin disa tifozë të PSG-së, të cilët ia kishin zbuluar sekretin Akcelrod.

“Përfundova provat dy ditore të dielën, dhe trajneri i kishte treguar agjentit tim që ai më dëshironte në skuadër. Ata bënë foto të mijat në fanellën e CSKA, nënshkrova kontratën, dhe ata e publikuan në faqen zyrtare të CSKA se unë nënshkrova kontratën”, tha Akcelrod.

“Por, ishin tifozët e PSG-së ata të cilët më shkatërruan mua. Gjatë natës, një tifoz i CSKA Sofias kontaktoi me forumin e PSG dhe i kishte pyetur, ‘Ne jemi duke nënshkruar me Greg Akcelrod, çfarë mendoni ju për të?’. Të gjithë tifozët e PSG-së nuk më njihnin. Ata thanë se isha fals, kontrolluan faqen time. Por një pjesë e saj ishte e vërtetë, shembull video në Swindon. Tifozi i CSKA kontaktoi çdo gazetar në Sofje dhe u zbulua se klubi do të nënshkruante me një lojtar fals”, shtoi më tej ai.

Të nesërmen në mëngjes, Akcelrodit i përfundoi ëndrra e tij për tu bërë futbollist profesionist, pasi që klubi i CSKA Sofias i kishte thënë që të bëhet gati dhe të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat