Totti: Dybala nuk e do numrin 10

Futboll

Totti: Dybala nuk e do numrin 10

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:50
Totti: Dybala nuk e do numrin 10

Francesco Totti po bëhet zëdhënësi i Romës për çështjet e merkatos. Ish-kapiteni i verdhekuqve foli për “Sky Sport” në lidhje me interesimin e Mourinhos për Dybalan, lamtumirën e mundshme të Mkhitaryan dhe thashethemet e merkatos për Zaniolo.

“Nuk kam tentuar ta bind, megjithatë kam folur me të për disa gjëra. Mendoj se e ka marrë mesazhin, por nuk i takon vetëm atij të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij. A do t’ia jepja numrin 10?

Nëse dëshiron ta marrë, sigurisht që po, por, me sa di unë, ai nuk e do. Unë mendoj se ai do të merrte numrin 21. Kush do të më pëlqente nëse nuk vjen Dybala? Varet nga potenciali ekonomik i klubit”.

Për kthimin e tij te Roma: “Gjithmonë kam thënë që martesat bëhen mes dy partnerëve. A do të më pëlqente një martesë e re? Unë jam martuar tashmë (qesh)”.

Për Zaniolon dhe Mkhitaryan: “Nuk kam pse t’i jap Zaniolos këshilla, vendimet janë personale.

Nëse vërtet do të donte të qëndronte te Roma, do të bënte gjithçka. Mkhitaryan tek Interi? Roma do të humbiste shumë. Ai është një lojtar i madh dhe një person i madh, ai e tregoi vlerën e tij. Do ta ndihmonte Interin të bëhej edhe më i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat