Capello: Në mendjen time është Pele, Maradona dhe Messi

Futboll

Capello: Në mendjen time është Pele, Maradona dhe Messi

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:42
Capello: Në mendjen time është Pele, Maradona dhe Messi

Në një intervistë të dhënë për The Sun, Fabio Capello ka zbuluar një prapaskenë të aventurës së tij në kohën kur drejtonte Juventus-in nga 2004-a në 2006-ën.

Ish-trajneri, në fakt, ka provuar të marrë te bardhezinjtë Lionel messi-n pasi është magjepsur nga talenti i argjentinasit në një miqësore.

“Ka qenë 2005-a, ishte turneu i fundit para fillimit të kampionatit. Messi ka hyrë në fushë, ka luajtur këtë ndeshje (trofeu Gamper, i fituar me penallti nga bardhezinjtë) dhe pas një orë e gjysmë kam shkuar të flas me trajnerin e Barcelona-s, Rijkaard”, ka thënë Capello.

“I kam thënë: ‘Franck, është e mundur që të ma shesësh këtë djalosh?’. Më tha jo, më tha se ishte pjesë e tyre. Ishte e pabesueshme, ishte 18 vjeç dhe bënte të njëjtat gjëra që bën tani.

“Në mendjen time është Pele, Maradona dhe Messi: këta janë tre gjenitë. Më pas vendos edhe Ronaldo-n, brazilianin, Fenomenin”, ka përfunduar ish-trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat