Cavani drejt La Ligës

Futboll

Cavani drejt La Ligës

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:18
Cavani drejt La Ligës

Tri klube të njohura spanjolle, janë vënë në ndjekje Edison Cavani.

Reprezentuesi i Urugait, tashmë është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United.

Mediet spanjolle të mërkurën shkruajnë se Real Betis, Real Sociedad dhe Villarreal janë të interesuara për Cavanin.

35-vjeçari nuk pati një sezon të mirë me Manchester United pasi këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 20 ndeshje të luajtura

Cavani mund të pranoj transferimin te ndonjëra nga këto tri skuadra pasi që të tri skuadrat spanjolle do të luajnë në garat evropiane në sezonin 2022/23..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat