Tirana rinovon me Orges Shehin

Futboll

Tirana rinovon me Orges Shehin

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:48
Tirana rinovon me Orges Shehin

Ashtu siç deklaruan Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe vetë trajneri Orges Shehi në ndeshjen e fundit të sezonit, atë ndaj Kukësit, që e humbën me rezultatin 2-3 në “Selman Stërmasi”, ku pas së cilës kryeqytetasit festuan titullin e 26-të kampion, tekniku do jetë në krye të “bardhebluve” edhe sezonin e ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tirana bën me dije se palët kanë rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri.

Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit. Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm.”-shkruhet në postimin e “bardhebluve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat