Di Maria dhe Juventusi janë më afër se kurrë

Futboll

Di Maria dhe Juventusi janë më afër se kurrë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 18:37
Di Maria dhe Juventusi janë më afër se kurrë

Angel di Maria dhe Juventusi janë më afër se kurrë. Palët do të takohen në kuadër të ndeshjes mes Italisë dhe Argjentinës, të planifikuar për të mërkurën në “Wembley”.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes që do të lidhë “El Fideo”-n me “Zonjën e vjetër” do të përcaktohen në Londër. 34- vjeçari sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim dhe klubi torinez është më se i bindur për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas “Sportmediaset”, drejtori Kerubini është i gatshëm të ofrojë 7/8 milionë plus bonuset e kërkuara nga anësori i lindur në Rosario. Shumë e lartë, por në kuadër të kursimit.

Në fakt, metoda për të ulur kostot e identifikuara nga presidenca është ajo e shfrytëzimit të përfitimeve të siguruara nga Dekreti i Rritjes. Për të aktivizuar lehtësimin, megjithatë, kontrata e parashikuar duhet të jetë së paku dyvjeçare.

DYSHIMI I “ZONJËS” Kjo është pikërisht pika vendimtare për të cilën do të duhet të arrihet një marrëveshje. Planet e lojtarit konsistojnë të luajë një sezon të fundit në nivele të larta dhe më pas të kthehet në shtëpi për të veshur ngjyrat e Rosario Sentralit të tij të dashur.

Asnjë zgjatje e qëndrimit italian, e cila do të vepronte më shumë si pasarela e fundit në Champions sesa si një projekt me pamje në të ardhmen. Dhe për këtë ka disa dyshime në mjedisin e Juventusit.

Ditët e fundit ka pasur pak pakënaqësi në rrethin e futbollistit për vonesën e Juventusit për të rrëmbyer ish-yllin e PSG-së. Tashmë zgjatja e afateve ka ndodhur, ndaj me takimin vendimtar në Londër, do të përcaktohet edhe fati i negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat