Dardanët U21 optimistë për ndeshjet e qershorit

Futboll

Dardanët U21 optimistë për ndeshjet e qershorit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:21
Dardanët U21 optimistë për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja U21 ka mbajtur stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e muajit qershor për kualifikimet e Evropianit 2023, kundër Andorrës, Anglisë dhe Shqipërisë.

Në stërvitjen e djeshme drejtori teknik, Albert Bunjaki kryesisht është përqendruar në stërvitje të lehta fizike, duke pasur parasysh se të martën në mëngjes Dardanët e rinj do të udhëtojnë drejt Andorrës.

Para stërvitjes Bunjaki shpalli listën e futbollistëve të grumbulluar si dhe u paraqit në konferencë për media së bashku me futbollistët Valmir Veliu dhe Leard Sadriu.

Bunjaki tha se synimi i tij në tri ndeshjet e radhës do të jenë rezultatet pozitive, në mënyrë që në shortin e ardhshëm të jenë në vazo më të mirë.

“Synimi jonë është më nxjerr rezultate sa më të mira, në mënyrë që të kemi short më të lehtë. Besoj se do të dalim me rezultate të mira”, ka thënë Bunjaki. “Ndaj Andorrës nuk do të jetë lehtë, pasi loja luhet në bari artificial, mirëpo e kemi bërë një analize të mirëfilltë të kundërshtarit dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv”, theksoi Bunjaki.

Optimistë për sukses janë shfaqur edhe futbollistët Veliu e Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat