Përfaqësuesit e Lukaku nesër në Milano

Futboll

Përfaqësuesit e Lukaku nesër në Milano

Më: 30 maj 2022 Në ora: 18:04
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku pritet të kthehet te skuadra e Inter.

Ylli belg, Romelu Lukaku ka dëshpëruar me paraqitjet e tij te skuadra e Chelsea dhe duket se do të kthehet në Serie A.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se përfaqësuesit e lojtarit do të jenë nesër në Milano, për t’u takuar me krerët e Inter.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë, pasi Chelsea nuk japin lehtë dritën e gjelbër për largimin e ‘Big Rom’.

Gjithsesi, përfaqësuesit e lojtarit janë të interesuar të kompletojnë këtë lëvizje.

Sebastian Ledure do të jetë ai që do të diskutojë kërkesat dhe opsionet e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat