Futbollisti me përvojë, Astrit Fazliu, pas një kohe të gjatë rikthehet në shtëpinë e vjetër.
Skuadra e futbollit Ferizaj ka zyrtarizuar Fazliun, që së fundi u paraqit për Dritën e Gjilanit.
“Astrit Fazliu është zyrtarisht bardh e kaltër!
Sulmuesi Ferizajas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë për sezonin 2022/23.
Fazliu ka përvojë të gjatë në futbollin shqiptarë dhe maqedon, dhe se në karrierën e tij ka qenë pjesë e FC Ferizaj,
FC Prishtina, Shkendija, Partizani, Ferronikeli, Drita etj”, njofton FC Ferizaj.
Ferizaj është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.