Fazliu ndahet me Dritën

Futboll

Fazliu ndahet me Dritën

Nga: K. G. Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:04
Fazliu ndahet me Dritën

Sulmuesi Astrit Fazliu largohet nga Drita e Gjilanit. 

Fazliu është prej sulmuesve më të mirë në Kosovë, pas një kohe të gjatë i ndau rrugët me Dritën.

“Faleminderit dhe suksese, Astrit Fazliu.

Ndeshja e finales së Kupës ishte e fundit në fanellën e Dritës për Astrit Fazliun.

Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste.

Astriti ishte një nga futbollistët tanë të dalluar, duke dhënë kontribut në ndeshje kampionale, të Kupës dhe në garat evropiane.

FC Drita i dëshiron shendet dhe suksese në vazhdimësi në karrierë”, njofton FC Drita.
Fazliu pritet pas një kohë të gjatë të rikthehet në FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat