Portugezi i përgjigjet Realit

Futboll

Portugezi i përgjigjet Realit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:32
Portugezi i përgjigjet Realit

Rafal Leao u zgjodh futbollisti me i mire ne Serie A per sezonin qe sapo e mbyll dhe e pa ate fitues te Scudettos se tij te pare ne karriere. I blere 28 mln euro para 3 vitesh nga Lille, portugezi u rrit shume shpejt por tani vjen e veshtira.

Tifozeria i trembet nje largimi, pra shitje, duke qene se per rinovimin ai kerkon shifra te larta nisur edhe nga gjyqi qe humbi me Sporting dhe qe duhet te jape 19 mln euro te portugezet.

“Jam te Milan, kam edhe dy vite në kontratën time. I paprekshëm? Jam i lumtur me këto fjalë! Ndihem si në shtëpinë time, por për momentin fokusi im është te kombëtarja.

Real Madrid? Jam shumë i lumtur, por këmbët e mia janë fort në tokë. Është krenari të punosh me lojtarë me shumë përvojë per evolucionin tim pasi jam larguar i ri nga Sportingu dhe shkova te Lille.Njerezit mund te mos e dine por Ligue 1 eshte nje lige e forte, aty u permiresova.

Me pas transferimi i rendesishem ne Milano. Dy vitet e para nuk shkuan ashtu si do te me kishin pëlqyer, por tani janë më të pjekur dhe më i sigurt.Ky sezon shkoi ashtu siç doja. Shpresoj të bëj gjëra të mëdha në të ardhmen”, u shpreh Leao.

Praktikisht ai ka thene se kam dy vite kontrate por jo se do te rinovoj. Deklarata qe lene gjithcka hapur ne kete kuptim. Klauzola e Leao-s te Milani eshte 150 mln euro e vendosur perpara 3 vitesh, teksa Real Madrid mund te arrinte te ofroje deri ne 100 mln euro, edhe pse ne kete rast do te kthenin me shume objektivin te Nkunku i Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat