Jashanica rinovon kontratën me Ballkanin

Futboll

Jashanica rinovon kontratën me Ballkanin

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:02
Jashanica rinovon kontratën me Ballkanin

Bajram Jashanica ka rinovuar kontratën me Ballkanin.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se 31-vjeçari ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera.

Jashanica te Ballkani kaloi në verën e vitit 2020 nga Skënderbeu.

Ish-mbrojtësi i Hysit e Besës së Kavajës me skuadrën nga Suhareka arriti që të fitojë titullin e kampionit këtë sezon në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat