Barcelona dhe Dembele drejt ‘divorcit’

Futboll

Barcelona dhe Dembele drejt ‘divorcit’

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:31
Barcelona dhe Dembele drejt ‘divorcit’

Barcelona dhe Ousmane Dembele raportohet se janë duke shkuar drejt ndarjes.

Mediet spanjolle të enjten të shkruajnë se takimi i fundit mes katalonasve dhe agjentit të lojtarit nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

Reprezentuesi francez mësohet se ka refuzuar ofertën e fundit të ‘Blaugaranve’, dhe duket se të dy palët janë pranë ‘divorcit’.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit, në muajin qershor mbyll aventurën me Barcelonën, dhe e ardhmja e francezit thuhet se do të jetë larg ‘Camo Nou’.

Dembele është gati të nis një aventure të re në futbollin evropian. Ai duket se preferon rikthimin në Francë, ku kërkohet nga PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat