Adidas zbulon topin për finalen e Champions League

Futboll

Adidas zbulon topin për finalen e Champions League

Më: 24 maj 2022 Në ora: 18:56
Adidas zbulon topin për finalen e Champions League

Adidas ka zbuluar topin me të cilin do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në Paris këtë edicion.

Real Madrid dhe Liverpool janë dy ekipet finaliste që do të kërkojnë lavdinë.

Ndërkohë, Adidas ka zbuluar edhe topin me të cilin do të luhet kjo finale.

Përveç dizajnit fantastik, ata kanë vendosur edhe një mesazh të fuqishëm.

Në top është shkruar fjala “paqe” në dy gjuhë, anglisht dhe rusisht.

Kjo vjen pasi Rusia e ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën tash e disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat