Trajneri portugez e mbyll Serinë A me heshtje

Futboll

Trajneri portugez e mbyll Serinë A me heshtje

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:53
Trajneri portugez e mbyll Serinë A me heshtje

Roma përfundoi mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e saj në Serinë A. Skaudra verdhekuqe mposhti me rezultatin 0-3 Torinon dhe siguroi kështu nëj vend në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Objektivi u arrit me sukses nga Murinjo, i cili arrin ta dërgojë ekipin më lart në tabelën e renditjes në krahasim me një vit më parë.

Por pavarësisht se u largua i kënaqur pas ndeshjes, trajneri portugez nuk është shfaqur në konferencën për shtyp. Gjest të cilin më parë e ka bërë në rastet kur ka pasur pakënaqësi për arbitrimin. E megjithatë, këtë herë nuk ishte kjo çështja.

Në mendjen e Murinjos tashmë qendron vetëm Tirana, prandaj “special one“ ka vendosur të bëjë heshtje shtypi deri në momentin e finales së madhe.

Portugezi ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga lojtarët, për të përgatitur kështu të qetë përballjen historike kundër Fejenordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat