Skuadra shqiptare nuk ia del në Tivar

Futboll

Skuadra shqiptare nuk ia del në Tivar

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:24
Skuadra shqiptare nuk ia del në Tivar

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, nuk ia del në përballje me Mornarin në Tivar, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.

Ndeshje u karakterizua me një rivalitet deri në fund, por tuzjanët të pafat që të kthehen me pikë.

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Sinisha Stevanoviq (33’) e  Aleksandër Vujaçiç (49’).

Tuzjanët me gjithë orvatjet deri në fund nuk arritën më shumë përveç që të ngushtojnë humbjen, me golin që e realizoi Erjon Vucaj në minutën e 69-të.

Një javë pa ra perdja e kampionatit malazez, Deçiqi ka siguruar vendin e tretë me 56 pikë e Mornari renditet në të pestin me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat