Bojku: Shkëndija në Strugë vjen pa presion psikologjik 

Futboll

Bojku: Shkëndija në Strugë vjen pa presion psikologjik 

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:59
Bojku: Shkëndija në Strugë vjen pa presion psikologjik 

Struga Trim Lum synon që pikët e plota të mbesin në konak të saj në duel me Shkëndijen e Tetovës, në takimin e fundit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i Strugës, Besmir Bojku, shprehet optimist para kësaj sfide.

Ballafaqimi luhet sot në orën 17.00, në kuadër të javës së 33-të. 

 “Besoj se do jetë një  ndeshje e bukur dhe me shumë raste për gol.

Shkëndija në Strugë vjen pa presion psikologjik pasi e ka siguruar daljen ne Europë, kurse ne me një fitore eventuale do ta sigurojmë vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit”, thotë Bojku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat