Fabregas do të largohet nga Monaco

Futboll

Fabregas do të largohet nga Monaco

Më: 13 maj 2022 Në ora: 20:13
Fabregas do të largohet nga Monaco

Cesc Fabregas ka konfirmuar se do të largohet nga Monaco kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, por mesfushori ende nuk ka ndërmend të pensionohet.

Ai është paraqitur vetëm dy herë në ligë këtë sezon për tridhjetë e gjashtë minuta dhe Fabregas ka zbuluar se ky sezon do të jetë i fundit i tij me Monacon.

“Është viti më i keq jo vetëm në karrierën time, por edhe në jetën time, sepse kur nuk jam i lumtur në futboll, nuk jam i lumtur në jetën time.

Kam vuajtur shumë këtë vit dhe ka qenë e vështirë mendërisht", ka thënë ai për gazetën franceze "So Foot". “Është e sigurt që ka mbaruar mes Monacos dhe meje”.

Sa i përket klubit të ardhshëm, Fabregas nuk ka dashur të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat