Bellingham konfirmon të ardhmen e tij

Futboll

Bellingham konfirmon të ardhmen e tij

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:44
Bellingham konfirmon të ardhmen e tij

Jude Bellingham ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha të Premierligës, mesfushori anglez ka përjashtuar opsionin e largimit.

“E vetmja e ardhme për të cilën po mendoj është ndeshja tjetër me Dortmundin. Unë do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Jam gati”, ka thënë Bellingham për “Ruhr Nachrichten”.

18-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Liverpool, Manchester City e Manchester United thuhet se janë klubet që kanë shfaqur interesim për ish-futbollistin e Birmingham Cityt.

Pavarësisht moshës së re, Bellingham deri më tani ka arritur të regjistrojë 89 paraqitje me Borussia Dortmundin në të gjitha garat.

Bellingham ka shënuar dhjetë gola, teksa ka regjistruar edhe 17 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat