Mourinho tërheq çmimin që fitoi para 12 viteve me zikaltrit

Futboll

Mourinho tërheq çmimin që fitoi para 12 viteve me zikaltrit

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:47
Mourinho tërheq çmimin që fitoi para 12 viteve me zikaltrit

Nuk është kurrë vonë për të marrë një trofe, edhe nëse kanë kaluar 12 vjet pas një suksesi historik me Interin.

Trajneri i Romës, José Mourinho, mëngjesin e kësaj enjteje, mori çmimin “Stoli i Artë” që kishte fituar kur ishte në krye të Interit, në Trigoria.

Këtë trofe personal, që e mori së fundmi, ia dorëzuan Fulvio Bernardini, Demetrio Albertini dhe Renzo Ulivieri.

Në fakt, në vitin 2010, Mourinho kishte vendosur të mos e tërhiqte “Stolin e Artë” në shenjë proteste ndaj kolegëve të tjerë. Tani, ai e ka tërhequr këtë çmim duke bërë një vend në palmaresin e tij të pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat