Sonte finalja e Kupës së Italisë

Futboll

Sonte finalja e Kupës së Italisë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:18
Sonte finalja e Kupës së Italisë

Interi dhe Juventusi do të përballen sonte në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

‘Nerazzurët’ dhe ‘Zonja e Vjetër’ do të ballafaqohen në ‘Olimpico’ në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur.

Internistët dhe juventinët pas 57 vitesh sërish janë në finalen e Kupës së Italisë, gara e dytë më e madhja në tokën italiane.

Juve do të luajë finalen e 21-të në historinë e tyre, derisa Interi për herë të 11-të do të zbresë në një finale të tillë.

Ky duel do të jetë i 259-ti mes këtyre dy skuadrave. Torinezët kanë 114 fitore, kurse, intrenistët numërojnë 80-të fitore, kurse 64 ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Finalja Inter-Juventus nis në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat