Tani është Gremio

Futboll

Tani është Gremio

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:35
Tani është Gremio

Ky ka qenë rasti i Lucas Silva-s, mesfushor brazilian i transferuar te Real-i me etiketën e Juninhos së ri dhe që tani, në moshën 29 vjeç, luan në Serinë B të vendit të tij.

Dhe të mendosh se nuk ka kaluar shumë nga momenti i zbarkimit të tij në Spanjë te momenti i debutimit. Ai u ble në 2015-ën nga Cruzeiro, pasi ka treguar se ishte një nga talentet me më shumë perspektivë në kampionatin brazilian.

Në moshën 22 vjeç, Silva ka jetuar një ëndërr të vërtetë me sytë hapur. Debutim në La LIga kundër Deportivo- la Coruna-s dhe nëntëdhjetë minuta titullar kundër Schalke-s në Champions League, me Los Blancos që i kanë fituar të dy ndeshjet 2-0.

Megjithatë, pikërisht kur dukej se gjithçka po shkonte më shumë se mirë, kështjella ka filluar të shkatërrohet. Dhe nga ëndrra te makthi hapi është shumë i shpejtë.

Konkurrenca te Reaëi është shumë e madhe, kështu që Silva u huazua te Marsiell. Por në vend që të luante, ai është lënë jashtë skuadre kur ka refuzuar një huazim tjetër, tek Anderlecht.

Gjërat janë përkeqësuar akoma më shumë pas kthimit në Madrid, sepse fati nuk i ka shkuar në ndihmë. Atij i është diagnostikuar një parregullsi e vogël kardiake që e ka lënë jashtë fushave për disa muaj.

Pasi ka ardhur drita jeshile nga mjekët, braziliani ka preferuar të kthehet te Cruzeiro, gjithmonë me huazim, për dy vite. Megjithatë, në fund, e ka parë përsëri veten në Bernabeu, jashtë çdo plani dhe me kontratën në skadencë. Kontratë që e ka zgjidhur në vitin 2019-të.

Po tani? Tani është Gremio, por që ka një skuadër të ngjashme me të tijën, duke parë se luan në Serinë B braziliane. Domethënë, një trajektore aspak pozitive ajo e Lucas Silva-s. Dhe të mendosh se kur ka shkuar në Spanjë ishte i sigurt se do të ndihej shumë mirë. Ndoshta jo i futbollist..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat