Tifozët e Romës çmenden pas gjestit të Abraham

Futboll

Tifozët e Romës çmenden pas gjestit të Abraham

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:51
Tifozët e Romës çmenden pas gjestit të Abraham

Roma pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Fiorentinës në sfidën e fundit dhe tashmë gara për Europë mbetet e hapur midis katër ekipeve në dy javë nga fundi.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë sfidë ishte gjesti i sulmuesit të Romës, Tami Abraham.

Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 90’ të takimit dhe më pas shkoi drejt stolit ku u përshëndet dhe me teknikun Murinjo.

Anglezi përpara se të ulej mori dorën e portugezit dhe e puthi, një gjest që u komentua shumë në rrjet dhe bëri që tifozët e Romës të dashuroheshin akoma dhe më shumë me heroin që çoi italianët në finalen e Tiranës në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat