Dybala pret ofertat, Interi kryeson për të marrë shërbimet e tij

Futboll

Dybala pret ofertat, Interi kryeson për të marrë shërbimet e tij

Më: 9 maj 2022 Në ora: 18:56
Paulo Dybala

Paulo Dybala pret të dijë të ardhmen e tij dhe mbi të gjitha të marrë oferta.

Sipas asaj që raporton “Il Giornale”, nuk është vetëm çështje parash, me Interin që është një zgjidhje e mirë për të, por jo ideale, pasi ai ka kaluar 7 vite me Juventusin. 

Kurse, nëse do të kalonte te rivalët do të ishte diçka jo e hijshme, edhe pse ndër vite kemi parë transferime midis klubeve rivale.

Deri më tani, asnjë ofertë zyrtare nga jashtë Italisë nuk ka ardhur për sulmuesin argjentinas, ku Interi qëndron i vetëm në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat