FFK dhe FSHF ndihmojnë njëra-tjetrën me VAR në tri xhirot e fundit 

Futboll

FFK dhe FSHF ndihmojnë njëra-tjetrën me VAR në tri xhirot e fundit 

Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:50
FFK dhe FSHF ndihmojnë njëra-tjetrën me VAR në tri xhirot e fundit 

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Futbollit vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe përkrahjen për njëra-tjetrën.

Që nga kjo javë ndeshjet në BKT Superligë do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ashtu siç e parasheh Rregullorja e Garave dhe që të gjitha ato do të mbulohen me sistemin VAR, ndonëse FFK ka vetëm tri dhoma mobile të VAR-it. Kjo do të mundësohet duke iu falënderuar bashkëpunimit me FSHF-në, e cila do t’i dërgojë në Kosovë dy kombit e saj të VAR-it dhe ekipet teknike.

Po ashtu, nga java e ardhshme edhe kombit e VAR-it të FFK-së me ekipet teknike do të jenë të pranishme në Shqipëri për tri xhiro për të njëjtën arsye.

Ky bashkëpunim ua mundëson dy federatave mbulimin e ndeshjeve me VAR, ashtu siç e kërkojnë rregulloret e garave dhe njëherësh ulë koston e shpenzimeve, ngase asnjëra prej federatave nuk është e detyruar të bëjë investime tjera shtesë në blerjen e kësaj teknologjie shumë të shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat