Aga: Pesë lojtarë të Tiranës me valixhet gati

Futboll

Aga: Pesë lojtarë të Tiranës me valixhet gati

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:56
Aga: Pesë lojtarë të Tiranës me valixhet gati

Titulli kampion i Tiranës për herë të 26 në histori, u bë temë bisede edhe në emisionin “Zona Gol”, ku moderatori Andi Deçka dhe të ftuarit e tij, Glent Nallbani, Redi Jupi e Ylli Aga, analizuan suksesin e bardhebluve dhe hodhën dritë mbi të ardhmen.

Pikërisht Ylli Aga zbuloi disa detaje nga merkatoja e Tiranës, teksa zbuloi se janë plot 5 futbollistë bardheblu që kanë oferta nga jashtë dhe duket se drejtuesit e klubit do t’ua plotësojnë dëshirën për t’i lënë të largohen.

“Në dijeninë time, Shehi konfirmohet dhe vazhdon punën e nisur te Tirana.

Sa u përket futbollistëve, janë 5 prej tyre që kanë oferta konkrete dhe madje Hoxhallari mund të quhet i larguar, në kampionatin rumun. Ka oferta edhe për Bekajn, Xhixhën, Totren e Seferin, të cilat nuk janë shumë të kënaqshme për klubin, por nga ana tjetër, plotësojnë më së miri pretendimet e futbollistëve.

Nëse një klub ofron pagë 30 mijë euro në muaj për Seferin, Tirana nuk mund t’i prishë punë dhe ta mbajë me 11 mijë euro në muaj, ndonëse klubi mund të mos fitojë aq sa duhet nga shitja e kartonit të tij”, deklaroi Aga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat