Drejtuesit kuqezi janë në bisedime me lojtarin e Realit

Futboll

Drejtuesit kuqezi janë në bisedime me lojtarin e Realit

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:39
Drejtuesit kuqezi janë në bisedime me lojtarin e Realit

Lojtari i Real Madrid, Marco Asensio është kthyer në një objektiv të skuadrës së Milan, me kuqezinjtë që kërkojnë edhe transferimin e ij gjatë merkatës së verës.

Sipas “Calciomercato” raporton se drejtuesit kuqezi janë në bisedime për një lëvizje gjatë verës, por Madridi po kërkon ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës dhe kanë ngritur ofertën e tyre së fundmi.

Ndërsa Asensio kërkon një pagë prej rreth 7 milionë euro, Milani mund të shkojë deri në 5 milionë euro me bonuse, por besojnë se kanë ende një shans për ta marrë atë.

Një triumf i mundshëm në Serie A dhe shitja e klubit tek investitorët e rinj, do të mund të ndikonte që Asensio të pranonte ofertën e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat