Gjiganti italian synon huazimin e Kepa Arrizabalagas

Futboll

Gjiganti italian synon huazimin e Kepa Arrizabalagas

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:12
Gjiganti italian synon huazimin e Kepa Arrizabalagas

Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Kepa Arrizabalagan.

Sipas “Football.London”, klubi italian është duke e monitoruar situatën e spanjollit te Chelsea dhe po synon huazimin e tij në verë.

Pas transferimit së Edouard Mendyt në vitin 2020, Kepa humbi pozitën e titullarit te skuadra londineze dhe që nga ajo kohë është vetëm si portier i dytë.

Për 27-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Lazio, pasi trajneri i skuadrës, Maurizio Sarri, thuhet se e dëshiron ribashkimin me të.

Nga gara për transferimin e ish-portierit të Athletic Bilbaos nuk përjashtohet as Newcastle United.

Kepa Arrizabalaga me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat