Gavi, afër marrëveshjes

Futboll

Gavi, afër marrëveshjes

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:01
Gavi, afër marrëveshjes

Marrëveshja për rinovimin e kontratës së Gavit me Barcelonën është gjithnjë e më afër.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, marrëveshja e re tani gjithnjë e më afër dhe negociatat janë avancuar mirë.

Propozimi i Barçës u vlerësua nga ana e Gavit, edhe pse ka ende detaje për të diskutuar, por tani është shumë afër.

Raporti i Romanos shton se do të ketë një takim të ri javën e ardhshme mes agjentit të Gavit dhe Barcelonës për të diskutuar detajet përfundimtare të kontratës së re dhe për të përfunduar marrëveshjen.

Mesfushori i talentuar është i kënaqur me propozimin dhe marrëveshja e re është çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat