Guardiola vendos objektivat

Futboll

Guardiola vendos objektivat

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:20
Guardiola vendos objektivat

Pep Guardiola duket se e ka lënë menjëherë pas krahëve eliminimin nga Championsi që pësoi nga Reali i Karlo Ançelotit.

Tekniku spanjoll duket se ka filluar nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, ku një nga objektivat e merkatos është edhe mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong.

Sipas raportimeve nga “Goal”, 51-vjeçari e ka kërkuar personalisht mesfushorin holandez për ta aktivizuar së bashku në mesfushë me De Bryjne dhe Rodrin.

Kryesia e Sitit do të ishte e gatshme t’ia plotësonte këtë dëshirë trajnerit duke i ofruar Barcelonës 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të dorëzohet përpara kësaj oferte të majme dhe do të lejojë largimin e De Jong drejt Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat