Në kërkim të finales së madhe të Championsit

Futboll

Në kërkim të finales së madhe të Championsit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:06
Në kërkim të finales së madhe të Championsit

Real Madridi dhe Manchester City do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Citizens” janë në avantazh nga loja e parë, të cilën e fituan 4:3. Ata shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë kapital, kurse “Los Blancos” hyjnë në lojë për ta përmbysur rezultatin

Real Madridi dhe Manchester City do ta kërkojnë biletën që çon në finalen e madhe të Parisit.

“Citizens” janë në avantazh nga ndeshja e parë, të cilën e fituan javën e kaluar në shtëpi 4:3.

Ekipi i Pep Guardiolës ka shkuar në Madrid me qëllimin e vetëm dhe kryesor që ta ruajë këtë kapital.

Kampioni aktual do të tregohet mjaft i kujdesshëm, në tentim për të dalë i pamposhtur nga “Santiago Bernabeu”.

Por, ata do t’i presë një natë e gjatë në Madrid.

Trajneri Guardiola e ka marrë një lajm të mirë pasi do ta ketë në dispozicion Joao Cancelon në krahë të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, kampioni i freskët i La Ligas e kërkon sonte përmbysjen e madhe në shtëpi.

Karim Benzema me shokë janë të motivuar dhe të vendosur për të fituar dhe për të shkuar në finale.

Trajneri Ancelotti do të mund të llogarisë në të rikthyerin Casemiro, por do t’i mungojë Alaba.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat