Mata sfidon shiun për të firmosur autografe për tifozët...

Futboll

Mata sfidon shiun për të firmosur autografe për tifozët...

Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:01
Mata sfidon shiun për të firmosur autografe për tifozët...

Juan Mata mori pëlqimin dhe komplimentet e mbështetësve të Manchester United, pasi qëndroi për shumë gjatë në shi, pas ndeshjes kundër Brentford për të bërë foto me tifozët dhe për të dhënë autografe.

34-vjeçari do të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit, me kontratën që i skadon, pas nëntë sezoneve që kaloi me “Djajtë e Kuq”, duke numëruar 283 ndeshje de katër trofe gjatë kohës që kaloi te ky klub.

Ai ishte pjesë e formacionit kundër Brentford të hënën në mbrëmje dhe trajneri Ralf Rangnick, si një shfaqje respekti për ndeshjen e fundit të tij në “Old Trafford”, e la të luante 75 minuta, ndërsa më pas e zëvendësoi me Phil Jones.

Ai mori duartrokitjet e tifozëve gjatë kohës kur u zëvendësua përpara se të bënte gjestin e bukur jashtë stadiumin pas mbylljes së ndeshjes. Mata u pa duke bërë foto me fansat dhe duke u dhënë autografe, ndërsa qëndroi gjatë me ta, duke marrë pëlqimin e tifozëve të “Djajve të Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat