Marcelo raportohet se do të mbetet te Real Madridi edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas “Marca”, palët janë në bisedime për rinovim të kontratës, pasi dëshira e brazilianit është që karrierën ta mbyll te “Los Blancos”.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit skadon më 30 qershor të këtij viti.
Marcelo është pjese e Real Madridit që nga viti 2007, kur ai ishte transferuar nga skuadra braziliane, Fluminense.
Mbrojtësi i krahut të majtë në “Santiago Bernabe” ishte transferuar për 6.50 milionë euro.