Donnarumma ia jep lamtumirën Raiolas

Futboll

Donnarumma ia jep lamtumirën Raiolas

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:20
Donnarumma ia jep lamtumirën Raiolas

Gianluigi Donnarumma ishte njëri prej yjeve të futbollit botëror që e kishte menaxher Mino Raiolan.

Italiani ndërroi jetë së fundmi në moshën 54 vjeçare, ndërsa njihet si njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

E portieri i Paris Saint-Germainit i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia dhënë lamtumirën e fundit tashmë ish-menaxherit të tij.

“Jam aq i trishtuar sa që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, nuk e di nëse mund t’i them të gjitha ato që dua. Mino, ishe unik për mua, të falënderoj që ishe përkrah meje kur isha djalë i ri e deri sot.

E di se nga atje ku ja, do të qëndrosh gjithmonë duke më ndjekur dhe duke më këshilluar, siç ke bërë gjithmonë.

Ta kam bërë një premtim kohë më parë, ti e di se do ta mbaj.

Ta dua të mirën. Më mungon qysh tash”, ka shkruar ish-portieri i Milanit.

Mino Raiola i kishte nën menaxhim edhe yjet tjerë të futbollit botëror si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Marco Verratti etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat