Renova ndahet baras me Strugën

Futboll

Renova ndahet baras me Strugën

Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:30
Renova ndahet baras me Strugën

Struga Trim Lum barazon (1:1) në Tetovë me Renovën. Derbi shqiptar u karakterizua me lojë të mirë në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Rikthehemi me një pikë nga transferta në Tetovë.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë për plotë 35 minuta, pas përjashtimit me të kuq të Miklovan Pere (dy kartonë të verdhë), Struga Trim Lum u rikthye me një pikë nga transferta në Tetovë përballë Renovës. 

1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ku për pikën e fituar vendosi eurogoli i Nemanja Bosançiç në minutën e 64-të. 

Ishte ky goli i 6-të sezonal për mesfushorin Bosançiç, ndërsa barazimi i 10-të sezonal për skukadrën e Struga Trim Lum që pas 30 xhirove ka regjistruar edhe fitore dhe 10 disfata, duke u renditur kështu në pozitën e 6-të me 40 pikë. 

Ndeshjen e radhës skuadra jonë do ta zhvillojë në mesjavë kundër Bregallnicës në Strugë”, njofton faqja e FC Struga. Për Renovën shënoi Abdulla (51’), skuadër e cila zë vendin e shtatë me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat