Zurich i pesë shqiptarëve e fiton titullin e Zvicrës

Futboll

Zurich i pesë shqiptarëve e fiton titullin e Zvicrës

Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:54
Zurich i pesë shqiptarëve e fiton titullin e Zvicrës

Zurichi është shpallur kampion për herë të 13-të në Superligën e Zvicrës. Ky është titulli i parë që nga viti 2009.

Skuadra e drejtuar nga Andre Breitenreiter e ka siguruar titullin e më të mirit për këtë sezon, katër xhiro para fundit të tij.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit zviceran, Zurichi shënoi fitore 0:2 në udhëtim te rivali i tyre, Baseli.

Me fitoren e regjistruar sot, Zurichi ka 72 pikë në krye të tabelës dhe 16 më shumë se Baseli i pozitës së dytë.

Vlen të theksohet se te skuadra tani 13 herë kampione e Zvicrës, aktivizohen pesë futbollistë shqiptarë: Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat