Statistika e jashtëzakonshme ndryshon planet e Manchester United

Futboll

Statistika e jashtëzakonshme ndryshon planet e Manchester United

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:41
Statistika e jashtëzakonshme ndryshon planet e Manchester United

Disa javë më parë, lamtumira e tij nga Manchester Uniteddukej pothuajse e sigurt, por fjalët e Ralf Ragnick pas barazimit me Chelsea-n kanë rihapur diskutimet për të ardhmen e Crsitiano Ronaldo-s.

Në moshën 37 vjeç, portugezi është golashënuesi më i mirë në këtë sezon për Djajtë e Kuq: ka shënuar 23 gola në 36 ndeshje, 6 prej të cilëve në Champions League dhe 17 në Premier, ku është zëvendës-golashënuesi bashkë me Son, mbrapa krahëve të Mohamed Salah (22 gola).

Megjithatë, ka një statistikë që shpjegon se sa vendimtar është akoma ish-ylli i Juventus-it dhe Real Madrid-it: kundër katër të parave të kampionatit ka shënuar plot tetë gola, dyfishin në krahasim me ato të shënuar nga egjiptiani.

Shifra mbresëlënëse, që vënë në dyshime Erik ten Hag, i cili ka ndërmend të largojë të gjithë ata që nuk mund të jenë të përfshirë në një projekt afatgjatë. Pyetja është një tjetër: a do të qëndronte CR7 pa Champions?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat