Alarmi i presidentit të Juves

Futboll

Alarmi i presidentit të Juves

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:39
Alarmi i presidentit të Juves

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, foli gjatë një eventi për ngjarjet e fundit në futbollin italian dhe europian, pa harruar projektin e Superligës Europiane. “Projekti kishte dy momente. Ishin 12 klube që nënshkruan një marrëveshje prej 160 faqesh, pika e parë e së cilës ishte dialogu me UEFA-n dhe FIFA-n.

Përcaktimi i formatit të kompeticionit do të kishte ndodhur më vonë. Ishte reagimi i ashpër i institucioneve që i trembi disa klube, që nga frika bënë një hap prapa. Për të përballuar një betejë ligjore të këtij kalibri duhet të kesh shpatulla të gjera dhe të besosh se ky model mund të ndryshojë”.

Aksioni kundër UEFA-s: “Për momentin është një ligjvënës, një gjyqtar, një operator tregtar monopol i garave. Nuk është qeverisje moderne dhe kjo është pika kryesore e apelit tonë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Ajo prek themelet, parimin e konkurrencës së lirë në treg të lirë”.

Marrëdhënia e tensionuar me Ceferinin: “Patjetër që nuk ka më dialog me të. Ai e interpretoi të gjithë këtë si një sulm personal, por nuk është kështu dhe koha do të tregojë.”

Premier League, drejt një “Superlige”: “U zhvillua një ndeshje e jashtëzakonshme mes Manchester City-t dhe Realit, por ne nuk e kuptojmë se ka dy gara që do të gjenerojnë 28 miliardë euron në vitet e ardhshme: Premier League dhe Champions League. Kampionati anglez gjeneron 4.2 miliardë në sezon dhe pak nga pak do të tërheqë të gjithë talentët e futbollit. Tashmë është një Superligë.

Ka mundësi që të kemi dy skuadra angleze në finalen e Champions League dhe një në finalen e Europa League-s dhe Conference League-s. Ky është polarizim vertikal, më pas vjen horizontali. Le të shohin ligat kombëtare PSG, Bayern… Ky sistem imobilizoi futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat