Arrihet marrëveshja mes Realit dhe Rudigerit, detajet

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Realit dhe Rudigerit, detajet

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:55
Arrihet marrëveshja mes Realit dhe Rudigerit, detajet

Tashmë veçse është arritur marrëveshja mes Real Madridit dhe Antonio Rudigerit.

Qendërmbrojtësi gjerman do ta përfundojë kontratën me Chelsean në fund të sezonit aktual.

Ai më pas do të zyrtarizohet si transferi i ri i Real Madridit. Kjo është konfirmuar nga eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Kontrata do të nënshkruhet në ditët në vijim, e cila do të zgjasë deri në qershorin e vitit 2026.

Por, zyrtarizimi i tij nuk do të vijë deri në përfundimin e sezonit aktual.

Rudiger është shtylla e mbrojtjes londineze dhe do të jetë humbje e madhe për “Blutë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat