Trajneri te Atalanta dhe krahu i djathtë i Gasperinit kritikon

Futboll

Trajneri te Atalanta dhe krahu i djathtë i Gasperinit kritikon

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:55
Trajneri te Atalanta dhe krahu i djathtë i Gasperinit kritikon

Atalanta ka barazuar në shifrat 4-4 ndaj Torinos në ditën e djeshme.

Nga minuta e parë do ta niste këtë takim Berat Gjimshiti, ndërsa Etrit Berisha gjendej i ulur në stol. Por ndeshja e mbrojtësit shqiptar ka lënë shije të keqe teksa do të largohej nga fusha menjëherë pas nisjes të së dytës. Gjimshiti është parë si fajtor në golin e parë të pësuar nga Atalanta, atje ku u pretendua edhe për faull pas rënies së tij në tokë.

Për këtë arsye, trajneri te Atalanta, Tullio Gritti, i cili është ndihmësi kryesor i Gasperinit, ka kritikuar mediat që nuk kanë publikuar dhe zbardhur ende rastin në fjalë. “Goli i parë që pësuam mund të jetë faull ndaj Gjimshitit.

Nuk arrita të shikoja ndonjë foto të qartë nga ky episod, mua më duket e çuditshme pasi në fushë janë 100 kamera dhe nuk ka dalë asgjë. Më falni, por do ta kishim përmbysur rezultatin pas kësaj”, tha Gritti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat