Gjiganti italian e do Granit Xhakën

Futboll

Gjiganti italian e do Granit Xhakën

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:14
Gjiganti italian e do Granit Xhakën

Gjiganti italian, AC Milan është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm.

‘Rossonerët’ janë hedhur në sulm për mesfushorin Renato Sanches-in, por sipas medieve italiane, në ‘radarin’ e milanistëve është edhe mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, është duke treguar formë të mirë tek ‘Topçinjtë’ këtë sezon të garave.

Xhaka në afatin kalimtar të janarit, ka qenë i lidhur me transferimin tek AS Roma, ku trajneri Jose Mourinho pëlqen mesfushorin nga Kosova.

Por, tani siç thuhet në garë për Xhakën është futur edhe Milani. Krerët e kësaj skuadre, janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Xhakën, edhe pse vet lojtari ditë më parë deklaroi se “ndihet mirë në Arsenal dhe se nuk po e mendon largimin nga ‘Emiratës’”.

Kujtojmë se Xhaka është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Mikel Artetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat