Nuhiu: Nesër ndeshje e madhe, do të tregojmë kualitetet tona

Futboll

Nuhiu: Nesër ndeshje e madhe, do të tregojmë kualitetet tona

Më: 27 prill 2022 Në ora: 20:56
Nuhiu: Nesër ndeshje e madhe, do të tregojmë kualitetet tona

Java e 31-të në Superligën e Kosovës sjell derbin e dy skuadrave të kreut të tabelës, Ballkani – Drita (15.00). 

Për këtë sfidë, përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Faton Maloku, të cilët vlerësuan kundërshtarin dhe ndeshjen e cilësuan si derbi të vërtetë.

"Nesër na pret një përballje e fortë, një kundërshtar që ka bërë një vit të mirë si në aspektin taktik, me mbrojtje si grup dhe agresiv e tranzicion të shpejtë në sulm.

Ata janë përmirësuar si skuadër, me futbollistë cilësor individual që dijnë të bëjnë diferencën.

Por, unë besoj te skuadra jonë, thjeshtë do të kërkoj që të jemi vetvetja dhe lojën tonë apo atë filozofinë tonë ta shtrijmë në ndeshje.

Pres të jetë ndeshje e mirë sepse të dyja skuadrat kemi kualitetet tona dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka thënë Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat