Nuk jepet titulli në Ukrainë

Futboll

Nuk jepet titulli në Ukrainë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:00
Nuk jepet titulli në Ukrainë

Është e vështirë të flitet për futboll në kohë lufte.

Liga e Futbollit të Ukrainës njoftoi këtë të mërkurë ndërprerjen përfundimtare të Premier League-s së Ukrainës.

Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit. Skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat