Messi mbetet në Paris

Futboll

Messi mbetet në Paris

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:41
Messi mbetet në Paris

Lionel Messi nuk e ka pasur sezonin e ëndrrave të tij në fanellën e PSZH-së.

Argjentinasi së bashku me yjet e tjerë të skuadrës franceze duhej të luante për titull në Ligën e Kampionëve, por u eliminuan nga Reali. E vetmja gjë që arritën të bënin ishte ngritja e trofeut në kampionatin francez.

Informacione të shumta në lidhje me Lionel Messin janë bërë publike, disa prej tyre pretendojnë se ai do të largohet nga Parisi pas një sezoni. Por, siç janë gjërat, ai nuk ka në plan të largohet, vetëm për të fituar kompeticionin elitar me PSZH-në.

“Mesi do të qëndrojë në PSZH për të paktën një sezon tjetër.

Klubi është gati të ndërtojë një ekip rreth argjentinasit, me shumë mundësi nën drejtimin e trajnerit të ri”, shkruan “Sky Sports”.

Drejtuesit e kampionit francez kanë një plan të madh këtë verë, mbetet për t’u parë se kush do të shkojë e të vijë. Është e sigurt që Maurisio Poketinjo do të jetë në histori dhe pritet që pas datës 21 maj, Kilian Mbape të shpall vendimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat