Gega: I njëjti ishte edhe me Kukësin

Futboll

Gega: I njëjti ishte edhe me Kukësin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:34
Gega: I njëjti ishte edhe me Kukësin

Skënderbeu doli pa pikë nga takimi me Egnatian. Skuadra nga Rrogozhina fitoi 0-1 falë eurogolit të Imerit, teksa vendasit, që numërojnë 17 ndeshje pa fitore, luajtën me dhjetë lojtarë për një orë. Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega foli gjatë për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:

“Egnatia erdhi me qëllimet e tyre, i respektoj, secili ka ecurinë e vet, por ndjej keqardhje. Kisha besim se do bëja mirë, por çfarë më rëndon dhe më bën të ndjej keqardhjeje është arbitrimi. Jam munduar të mos merrem me ta, por çdo gjë ka limit.

Është hera e dytë që ky arbitër vjen në Korçë dhe bën çfarë të dojë. Ok, por të paktën ta shihte në VAR. Ai u tha lojtarëve të mi që ishte prekje me dorë, por lojtari i Egnatias ishte i shtrirë… Marr përsipër përgjegjësitë e mia, por këta që vijnë arbitrojnë dhe quhen gjyqtare, duhet të jenë pak me shtyllë kurrizore. Më e qartë sesa e dhatë ju, nuk besoj se do e japë njeri.

Pretenduam për penallti edhe ndaj Partizanit, mediet thanë që ishte penallti. Ky personi që erdhi sot në Korçë ishte edhe me Kukësin. Kemi punuar gjithë javën, asnjë person nuk ka të drejtë – çfarëdo sponsori të ketë apo ku e merr pensionin – të vijë dhe të vendosë fatin e një qyteti si Korça.

Person pa pikë ndërgjegje, e përdor bilbilin si të dojë. Ai e di që nga e hëna nuk flet më kush për të. Është hera e dytë që e bën, qytetaria e Korçës e lejon, nuk do guxonte ta bënte në fusha të tjera.

Kartoni i kuq i Berishës? Mund të ishte edhe i verdhë… I kam porositur lojtarët që nuk duhet të dalin nga vetvetja. Ishte fraksion sekonde, por na dëmtoi shumë dalja e tij. Lojtarët i falënderova për atë që dhanë.

Do e drejtoj Skënderbeun deri në ndeshjen e fundit, nuk largohem. Përgjegjësia do të jetë, por nga sot kam lidhje edhe më të forta me Korçën. Ju siguroj se Skënderbeu do të rikthehet pas 9 muajsh. I uroj suksese çdo njeriu që ishte në garë me ne”, deklaroi trajneri i Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat