Drejtori sportiv i Bayernit flet për të ardhmen e Lewandowskit

Futboll

Drejtori sportiv i Bayernit flet për të ardhmen e Lewandowskit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:22
Robert Lewandowski.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka dhënë disa komente lidhur me yllin polak, Robert Lewandowski.

Lewandowski tash e disa javë vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona, por duket se asgjë nuk do të finalizohet gjatë verës që po vjen.

Drejtori i Bayern Munich bën llogaritë në Lewandowski për aq sa ai ka kontratë me klubin.

“Po. Ne do të negociojmë, pastaj do të shohim çfarë ndodh. Ai ka kontratë deri në vitin 2023, tani do të flasim për atë që ndodh pas atij viti”, ka thënë Salihamidzic.

“Unë e kam parë Lewan të relaksuar gjatë javëve të fundit. Kjo e bën atë special. Është profesionist”, shtoi mes tjerash drejtori i Bayern.

Pas ndeshjes ndaj Dortmund, Lewandowski dha disa komente për të ardhmen e tij, duke nxitur shumë reagime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat