Nuhiu afër të shkruaj historinë

Futboll

Nuhiu afër të shkruaj historinë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:46
Nuhiu afër të shkruaj historinë

Trajneri i bardhekaltërve, Ardijan Nuhiu është afër për të shkruar historinë në futbollin e Kosovës.

Nga ardhja e Nuhiut te Drita, skuadra e kaltër nga Gjilani është kualifikuar dy herë radhazi në garat ndërkombëtare.

Këtë vit, Drita ka mbetur prapa në luftën për titullin kampion, por kualifikimi në garat evropiane është shumë afër të realizohet matematikisht.

Pas barazimit të Prishtinës me Drenicën, Drita është vetëm tre pikë larg për të siguruar kualifikimin në garat evropiane për klube.

Asnjë trajner në histori të futbollit kosovar, nuk ka arritur që me një skuadër të kualifikohet në tre edicione radhazi në garat evropiane, ndërsa trajneri shkupjan është shumë afër që të bëhet i pari që arrinë këtë rekord fantastik.

Drita përpos që radhitet në një pozitë fenomenale në BKT Superligën e Kosovës, janë kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, ku do të takohen me Llapin në fund të muajit maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat