Gjici: Në stadiumin e Kukësit nuk gjeje një fshesë

Futboll

Gjici: Në stadiumin e Kukësit nuk gjeje një fshesë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:28
Gjici: Në stadiumin e Kukësit nuk gjeje një fshesë

Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se impianti i ri që do të inagurohet në ndeshjen me Laçin duhet të ruhet edhe nga tifozët ndërsa shtoi se është një stadium modern që mund të mirëpresë edhe ndeshje të Conference League e Champions League.

“Kur e kemi marrë Kukësin ishte një fushë që nuk gjejë një fshesë për të pastruar, ishte me rrethim me tela me gjemba. Por, me rezultatet e mira shkuam lart dhe kaluam ture në Europë, atë vit Kukësi u bë si kombëtarja e vogël. Rregulluam stadiumin për një periudhë afatshkurtër, por sot është një impiant për të luajtur edhe ndeshjet e Champions League apo Conference League.

Skeptikët nuk na besonin por sot mund ta shikojnë të gjithë dhe ky stadium do t’i mbetet brezave dhe do të kërkojmë që të jetë në të njëjtin standart edhe pas 10 viteve. Dhe tifozët duhet të jenë më të rregullt, por do të ketë kamera dhe duhet ta kuptopjnë që stadiumi nuk duhet prishur pasi është për ata”.

Sa ka ndikuar mungesa e fushës te rezultatet e Kukësit- “Një nga faktorët që Kuësi është në këtë pikë është stadiumi, nuk kemi lënë fushë pa provuar në këto tre sezone. Ka qenë e vështirë, jo vetëm për t’u justifikuar. Ne këtu kemi fituar përherë dhe besoj se do të fitojmë edhe sot. Ka ndikuar shumë, besoj që do të realizojmë pjesëmarrjen në Conference League. Besoj që edhe lojtarët e stafi teknik e dinë këtë shumë mirë”.

Sa janë shpenzimet mujore për të mirëmbajtur stadiumin, a dalin llogaritë- “Skuadra ka klubin që investon, ne si bashki nuk investojmë, i kemi nxjerrë aksionet në shitje. Kushdo që t’i blerje aksionet do të jetë një faktor plus, sa të jem unë stadium do të jetë në kushte shumë të mirë. Do ta mirëmbajmë me çdo kosto, kemi biseduar për çdo detaj.

Është ndërtuar me cilësi, falë edhe pjesës së vij nga një biznes ndërtimi. Mirëmbajtja është shumë e rëndësishme, është e vështirë por ne kemi gati stafin dhe fondin që do të jetë këtu. Duke filluar me fushën dhe të gjithë ambientet e stadiumit. Premtimin nga Rama dhe presidenti Duka askush nuk e besonte, por ja ku jemi. Është një pronë e kuksianëve dhe ata duhet të kujdesen ta mirëmbajnë”, u shpreh Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat