Titulli do të zbarkojë në Çair

Futboll

Titulli do të zbarkojë në Çair

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:27
Titulli do të zbarkojë në Çair

Gjatë kohë është pritur rikthimi i titullit të Maqedonisë në Çair, pasi që për herë të fundit Shkupi (Sloga Jugomagnat) ishte kampion në vitin 2001.

Nga ajo kohë kanë kaluar dy dekada të pritjes, por Shkupi ka gjetur rrugën e ringritjes, pasi që vazhdimisht ka pasur përkrahjen e Çairit, andaj edhe me kalimin e kohës është bërë edhe simbol i saj.

Tani duket se ka ardhur koha që të festohet titulli, ndërsa në këtë mision duhet të mundet skuadra e Renovës, për t’i dhënë një vulë të sezonit fenomenal që kanë zhvilluar djelmoshat e FC Shkupit.

Sot të gjitha rrugët çojnë drejt stadiumit në Çair, ku pritet një festë e jashtëzakonshme me ndihmën e plot të tifoz grupit të mirënjohur “Shvercerat”, të cilët kanë premtuar një spektakël të vërtetë. Mirëpo fillimisht duhet të mundet skuadra e Renovës.

Në prag të kësaj ndeshje, Shkupi numëron 68 pikë dhe duhet të zhvillojë 5 ndeshje deri në fund. Në vendin e dytë qëndron Akademia Pandev me 58 pikë dhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit.

Andaj është e qartë se në rast të fitores se Shkupit ndaj Renovës, titulli do të zbarkojë në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat