Rudiger njofton drejtuesit për vendimin e tij

Futboll

Rudiger njofton drejtuesit për vendimin e tij

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:16
Rudiger njofton drejtuesit për vendimin e tij

Antonio Rudiger ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me aventurën e tij me Chelsea. Mbrojtësi i kombëtares gjermane ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës”.

The Athletic raporton se 29-vjeçari ka refuzuar tre propozime të klubit anglez, teksa është ndjerë i ofenduar në lidhje me faktin që vijon të mbetet një nga lojtarët më pagën më të ulët në ekip.

Rudiger ka lajmëruar drejtuesit e Chelsea në lidhje me vendimin për t’u larguar si lojtar i lirë në fund të sezonit. Në garë për shërmbimet e tij janë Real Madrid, Manchester United dhe Juventus.

Agjentët e qendërmbrojtësit po bisedojnë prej kohësh me klubet e interesuara, ndërkohë që bëhet e ditur se ai do zgjedhë ekipin e ardhshëm në karrierë javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat